A është duke menduar Komuna e Gjilanit për qytetarët e saj në këtë kohë të rëndë pandemie?

Izmi Zeka

Po e ri përsëris për të disaten herë që komuna e Gjilanit në këto momente të rënda për qytetarët e saj që po kalojnë me pandeminë duhet që urgjentisht të mbledh kuvendin dhe të alokoj një fond për të ndihmuar të sëmurit prej covid 19, bizneset, punëtorët që kanë humbur punën etj.

Do të jetë e pafalshme që komuna e Gjilanit si njëra nga shtat komunat më të mëdha në Kosovë si dhe me të hyra solide dhe jo vetëm kaq të sillet me indiferencë ndaj qytetarëve të saj në këto momente të vështira.

Heshtja e kuvendarëve të Gjilanit, kreut të komunës para një krize shëndetësore, krize ekonomike tregon qartë se përgjegjësit e tyre institucionale ose nuk i kuptojnë apo edhe nuk donë të veprojnë.

Kapacitetet buxhetore të Gjilani mundësojnë që mos të lënë të humbin vendet e punës qindra e mijëra qytetarë duke stimuluar me një pako emergjente që sado pak do të lehtësonte ekzistencën e tyre në këtë dimër të vështirë.

Nëse Komuna e Gjilanit nuk ndërmerr hapa konkret në këtë drejtim në këtë kohë pandemia për tu dal zot qytetarëve të saj, atëherë cila do t isha arsyeja e funksionimit dhe ekzistimit të saj për të qeverisur me Gjilanin.

Çdo vonesë në këtë bllokadë ekonomike dhe mosinteresim i saj paraqet papërgjegjësi totale e institucioneve komunale.

Koha nuk pret. Infektime të përditshme të qytetarëve nga covidi 19 me kosto financiare të lartë, humbje e vendeve të punës, reduktimi në masë i punës së bizneseve lokale është alarm që nuk duhet të lihet në mëshirën e fatit.

……………..

(Autori është anëtar i KD të PDK)