Ilir Tahiri: Faleminderit Lutfi Haziri për realizimin e këtij projekti që i bënë nder luftës sonë çlirimtare

Fjalimi i djalit të heroit të kombit, Abdullah Tahiri, Iliri Tahiri, në ceremoninë e sotme të inaugurimit te shtatores.

I nderuar kryetar i komunes së Gjilanit Lutfi Haziri

I nderuar ish kryeminister Ramush Haradinaj

I nderuar ish komandat i ZOK z. Ahmet Isufi

I nderuar z.Ismajl Syla, keshilltar i Presidentit Hashim Thaçi

I nderuar kryetar i komunes se Junikut z. Agron Kuqi

Te nderuar familje te heronjve, deshmoreve dhe martireve te Kosoves

Te dashur veteran, veprimtare dhe qytetar të Gjilanit.

Zoti Lutfi Haziri, faleminderit per realizimin e keti projekti qe i bene nder luftes tone per çlirim dhe sakrifices se deshmoreve per lirine e Kosoves.

Ushtria Çlirimtare e Kosoves ishte projekti i fundit i popullit shqiptar i cili realizoj andrren e madhe te brezave qe u sakrifinuan dhe punuan per lirine e Kosoves.

Neve, brezave te tashem na mbetet te punojme per zhvillimin dhe perparimin e Kosoves.  Sfidat te cilat i kemi perpara, jane sfida te mundimshme, jane sfida te cilat vetem te bashkuar dhe unik mund te kapercehen.

Perballe ketyre sfidave kemi miq dhe armiq. Perballja me keta te fundit nuk eshte e lehte. Fitorja perball tyre arrihet vetem duke qene te bashkuar.

Dje, te gjithe e shikuam dinakerine e armiqeve te Kosoves. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli eshte e vertete se jane individe. Por ata jane edhe bartesit dhe protagonistet kryesore te zhvillimeve ne tri dekadate te fundit, dekada te cilat kulmuan me çlirimin dhe zhvillimin e vendit.

Lufta kunder tyre eshte lufte kunder Kosoves, lufte kunder te drejtes tone per liri.

FALEMNDERIT!./Mediafokus.info/