Kajtazi: Çka i duhej Vjosës partia kur miqtë e Kosovës porosisnin të votohej demarkacioni?

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka kritikuar ashpër ish-kandidaten për kryministre dhe nënkryetaren e LDK’së, Vjosa Osmani.

Teksa ka ironizuar me deklaratën e Osmanit, e cila mbëmë e citoi ish-ambasadorin amerikan pas iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale se “çfarë do ju duhet partia kur nuk do të ketë më Kosovë”, Kajtazi e ka pyetur se atë se çka i duhej partia kur Obama, Kerry e Merkel, porosisnin të votohej demarkacioni.

“Çka i duhej partia Vjosës kur Barak Obama, John Kerry e Angela Merkel porosisnin dhe luteshin të votohet demarkacioni, e ajo e kundërshonte sepse kryeministri ishte i LDK, kurse e votoi me kryeministër të PAN-it? Historia nuk ka filluar dje!”, ka shkruar Kajtazi në profilin virtual, transmeton Mediafokus.info.

Përndryshe, Fadil Kajtazi është burri i deputetes dhe kryetares së Forumit të Gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi./MediaFokus/