Kalimi i Haxhi Shalës në AAK, NISMA mbetet pa grup parlamentar
Nisma Socialdemokrate ka mbetur pa grup parlamentar pas kalimit të deputetit Haxhi Shala në radhët e AAK-së.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar gjatë seancës së Kuvendit se deputeti Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.
Kryeparlamentarja theksoi se me këtë vendim të deputetit Shala, Grupi Parlamentar i Nismës nuk ekziston më dhe humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit.
“Me këtë rast i humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit, siç janë: përfaqësimi në komisione parlamentare, hapësira të nevojshme për zyrë, staf politik si dhe pozicione tjera. Në lidhje me përfaqësimet në komisione që është 6 nga pozita dhe 5 nga opozita do të kërkohet ndërkohë, në qoftëse nuk ndryshon diçka në riformim të grupit parlamentar”, ka thënë Osmani.
Kujtojmë se pak ditë më parë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka zyrtarizuar kalimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./mediafokus.info/

