Deputetët e LDK s’e përkrahin propozimin për shkarkimin e Goran Rakiqit

Propozimet e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për projekt-rezolutë për të futur të rend dite votën në Kuvend për shkarkimin e zëvendëkryeministrit të Kosovës, Goran Rakiq dhe ligji anti COVID-19, nuk kanë kaluar, raporton Mediafokus.info.

Arsyeja e propozimit të kësaj Rezolute ishte pasi që zv/kryeministri Rakiq iu kishte referuar Kosovës si “Kosova Metohija” dhe kishte bërë thirrje që propozimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për pandeminë COVID-19, të vendoset edhe në komunat serbe në veri të Kosovës.

Kjo Rezolutë ishte mbështetur nga shumica e Grupeve Parlamentare shqiptare, përveç deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Propozimi për ta futur në Rend të Ditës mori mbështetjen e 55 deputetëve, ndërsa një abstenoi./mediafokus.info/