Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte.
Në banesë policia vendore e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura gjë e cila tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik brenda familjes.
Sipas burimeve nga vendngjarja autori i dyshuar Fabian Vuka ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh.
55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë.
Ka qenë pikërisht motra e tij të cilën e qëlloi për vdekje e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.
Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër.
Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se: “Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”.
Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë ndërsa policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera.