Kamenica nuk e voton buxhetin, ja si reagon Qëndroni

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka dështuar të miratojë projekt-buxhetin 2021, që sipas planifikimit fillestar, kap shumën 1.6 milion euro.

“Nuk e kuptoj qëllimin e disa deputetëve që të kushtëzojnë e destabilizojnë asamblenë për çështjen numër një në çdo komunë”, ka thënë Qëndron Kastrati, kryetar i kësaj Komune.

“Nga 124 mijë euro sa ka qenë buxheti në vitin 2017, në vitin 2021 ky buxhet është 1,6 milionë euro, 13 herë më shumë.

Mirëpo gjendja e papunësisë, mungesës së zhvillimit e prosperitetit nuk u mjaftoi disa deputetëve sot kur duhej të votohej buxheti.

Nuk ka dallim që nuk mund të tejkalohet për zhvillimin e Komunës. Partia politike ka karakter edhe garues, mirëpo nuk mund të bëhen kalkulime për secilën çështje.

Nuk e kuptoj qëllimin e disa deputetëve që të kushtëzojnë e destabilizojnë asamblenë për çështjen numër një në çdo komunë.

Mundësi e artë për të investuar në infrastrukturë, kanalizim e ndriçim. Për trajtimin e kërkesave të qytetarëve të cilët kërkojnë çdo ditë kushte më të mira jete.

Demagogjia nuk mjafton. Veprimet janë e vetmja rrugë drejt përmirësimit të situatës ekonomike e perspektivës zhvillimore”, ka reaguar Kastrati./Mediafokus.info