Një person ndalohet për vjedhje pylli me 1.5 m dru ahu

Një person në Vitomiricë është ndaluar nga policia me 1.5 metra dru ahu për djegie, nën dyshimin për ‘vjedhje pylli’ meqë nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Rr. Radushes, Vitomiricë  17.03.2021-14:15. Njësiti policor ka ndaluar automjetin Pikap me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit rezulton që i njëjti kishte të ngarkuar dru ahu për djegie rreth. 1.5 m ,për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës . Me vendim të prokurorit masa drunore së bashku me automjetin janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë. (foto: ilustrim)