Kamenicë: Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Policia ka bërë të ditur se në Kamenicë është arrestuar një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Njoftimi:
KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR / CENIM I TË DREJTAVE TË PUNËSIMIT DHE PAPUNËSISË
Komuna e Kamenicës, 10.02.2023-NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

