Moti për sot dhe nesër, priten reshjet e borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këto dite do të mbajë mot i ftohtë e me reshje bore.

Sipas IHMK-së, më shumë reshje bore pritet të ketë të enjten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.