Kampioni i shumëfishtë, zhongleri Agim Agushi bën apel për vaksinim
Vaksinimi është mënyra e vetme për të shpëtuar nga virusi Covid-19, i cili brenda një viti ka marrë mbi 4.2 milionë jetë njerëzish në botë, ndërsa në Kosovë – 2.268, shkruan Mediafokus.info.
Vaksinimi po vazhdon në të gjitha komunat e Kosovës, njësoj edhe në Viti, aty ku ishte kofirmuar rasti i parë me këtë infeksion, te një perosn i ardhura nga Italia, i cili fatmirësisht u shërua, ndonëse ishte në moshë.
Drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli Halili ka rtrhënë se deri më sot në këtë komunë janë vaksinuar vaksinuar 5.415 qytetarë, 2.999 prej tyre edhe me dozën e dytë.
Në mesin e atyre që u vaksinuan sot ishte edhe rekorderi i shumëfishtë botëror, i cili ka hyrë edhe në librin Guinness, profesori Agim Agushi.
Agushi ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen të gjithë, nëse nuk kanë ndonjë pengesë shëndetësore.
“Duke u vaksinuar mbroni veten, por edhe të tjerët”, ishte porosia e profesorit Agim Agushi.
Insistimi i tij ishte që sot të vaksinoheni, në mënyrë që procesi mësimor në shtator të fillojë pa problem./Mediafokus,info

