Kandidatët e LDK-së marrin mbështetje maksimale edhe në Muqibabë

Banorët e fshatit kufitar Muqibabë i kanë ofruar mbështetjen e madhe kandidatëve të LDK-së nga Gjilani, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në takimin e organizuar nga Mursel Zymberi, u tha se ky fshat tradicionalisht e ka përqafuar programin e LDK-së, derisa në këto zgjedhje krejt votat do të shkojnë për kandidatët e kësaj partie nga Gjilani.

Falënderues për këtë përkrahje e besim është shprehur në emër të shtabit zgjedhor Avdyl Aliu dhe kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.

Ata thanë se kjo është përkrahja më e madhe që kanë parë ndonjëherë për Lidhjen  e Ibrahim Rugovës, duke shtuar se kjo i bën më të përgjegjshëm në punë, për programet e mëdha për Gjilanin e për këtë fshat.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80