Kandidatët e PD-së mbajtën takim me gratë e Zhegrës

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, dega në Gjilan, njëherësh bartës i listës për Asamble Komunale të Gjilanit, Msc. Skender Berisha, së bashku me kandidatët Bejtullah Bunjaku, Mrika Krasniqi Shala dhe Albulena Sylejmani vizituan gratë e Zhegrës dhe diskutuan për shumë çështje që i preokupojnë ato dhe që janë në interes për gruan, por edhe shoqërinë gjilanase.

Kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit, znj. Shala dhe znj. Sylejmani premtuan mbështetje të parezervë dhe u zotuan se do të jenë zëri i tyre në vendimmarrjen komunale.