Kandidati i PDK-së për kryeministër do të duhej të ishte nga djepi i UÇK-së

Shefik Surdulli (Opinion)

Meqë jam njëri prej themeluesve të PDK-së në Gjilan, veteran i UÇK-së dhe asambleist në KK Gjilan, dua të jap mendimin tim politik (i pëlqeu dikujt apo jo) lidhur me kandidaturën zgjedhore të shpallur të PDK-së për kryeministër.

Kandidati i PDK-së për kreun e listës zgjedhore parlamentare – potencial për kryeministër, pa e kontestuar në asnjë mënyrë figurën akademike, politike të Enver Hoxhajt, do të duhej të ishte dikush që është përkundë në DJEPIN E UÇK-së, i cili, përveç avantazheve tjera në këto zgjedhje, për ne do të ishte edhe një satisfaksion për mungesën e dy personaliteteve markante të luftës së UÇK-së për liri dhe shtetndërtim: Hashim Thaçi e Kadri Veseli (themeluesi, përkatësisht ish kryetari i PDK-së).

Por, sidoqoftë – URIME!

Ndërkaq, i vetëdijshëm për rrethanat aktuale politike në PDK dhe në Kosovë përgjithësisht, ne tani na duhet një mobilizim dhe angazhim serioz, për fitoren e PDK-së për qytetarët dhe për Shtetin e Kosovës, si dhe për ta dëshmuar me përkushtim e krenari ruajtjen dhe avancimin e vlerave të luftës për liri dhe shtetndërtim – UÇK, vlerë kjo univerzale – demokratike që e trashëgoi Partia Demokratike e Kosovës në krye me liderët e pakontestueshëm: Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin së fundi.

Me fat!