Kandidatja për asamble kërkon ndërhyrje urgjnete nga Komuna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike

Kandidatja për asamble komunale në Gjilan nga radhët e PDK-së, Mrika Krasniqi Shala ka kërkuar nga Komuna e këtushme ndërhyrje urgjnete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Sot në qendër të Gjilanit, pas erërave të forta dhe reshjeve, disa degë të mëdha pemësh janë thyer dhe kanë rënë në trotuar e pranë rrugës kryesore.

Kjo situatë paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe automjetet, ndërsa tregon nevojën urgjente për ndërhyrje të shpejtë nga shërbimet komunale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Është e domosdoshme që Komuna e Gjilanit të marrë masa të menjëhershme për të larguar rrezikun dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Siguria e qytetarëve duhet të jetë gjithmonë në rend të parë – ka thënë Krasniqi Shala.