Kanye West pritet nga Edi Rama
Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa ka shpërndarë një video në rrjete sociale gjatë takimit.
Në pamje shfaqet Rama teksa i tregon këngëtarit të njohur pak nga kultura dhe historia e Shqipërisë.
Artisti amerikan ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet këtë të shtunë në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar.
“Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë.

