Kapen barna të kontrabanduara në vlerë 5 mijë euro

Njësitë e Doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajit ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara  në vlerë rreth 5 mijë euro.

Për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (respektivisht e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale.

Zyrtarët doganorë bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive, kanë organizuar një kontroll në një barnatore në Ferizaj dhe ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5 mijë euro.

Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.

Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, thuhet në njoftimin e Doganës. (foto ilustrim)