Kapet me 20 krerë dele në furgon
Një person në Zubin Potok do të procedohet për kontrabandë me mallra pasi që në furgon i janë gjetur 20 krerë dele pa dokumentacion përkatës.
Delet i janë dorëzuar doganës.
Zubin Potok 09.03.2022 – 10:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në automjet (kombi) kishte të ngarkuar 20 krerë dele pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, delet janë dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

