Kapet një sasi e vajit dhe coca-colës të futura kontrabandë nga Serbia

Një sasi e vajit dhe coca colës janë kapur në një veturë në Ranillug, nën dyshimin se është futur si mall i kontrabanduar nga Serbia.

Ranillug 13.08.2022 – 10:30. Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Në automjet kishte të ngarkuar: 150×1 litra vaj, 376×2 litra coca cola, 9×1.5 litra coca cola për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion dhe dyshohet se janë të kontrabanduara nga Serbia. Në konsultim me prokurorin malli dorëzohet në Terminalin Doganor. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë. (foto ilustrim)