Kaq banorë të Porgjagjës së Gjilanit u nxorrën nga shtëpia, u rrezikuan pas shiut të rrëmbyeshëm

Në Pogragjë të Gjilanit janë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtar të një familjeje, pasi rrezikoheshin pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes njoftimit në Facebook.

Postimi i plotë:

Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin pasi jetojnë pran lumit.

Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Për   çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.