Kaq vota mori VV’ja në vendlindjen e Dardan Molliqajt

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Pas numërimit të votave të përgjithshme, LVV’ja doli fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 47% të votave.

Votime pati edhe në fshatin Beleg të Deçanit, prej nga vjen edhe lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Partia në të cilin ai bënte pjesë dikur, pra Lëvizja Vetëvendosje, në këtë fshat arriti të grumbullonte gjithsej 160 vota.

Më shumë vota atje mori Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në Beleg të Deçanit, AAK’ja mori 326 vota, transmeton express.

Në ndërkohë PDK’ja mori 19 vota, ndërsa LDK’ja 46.