Karatistja me origjinë shqiptare, kampione në Turqi

Peri Koyuncu është karatistja me origjinë shqiptare, e cila së bashku me shoqet e ekipit të karatesë dolën kampione në Turqi, shkruan albinfo.ch.

Tani ajo do të garojë në Kampionatin Europian të Karatesë që do të zhvillohet në Finlandë.

Ajo dhe ekipi i saj treguan pjekuri dhe profesionalizem në përballjet e tyre, duke korrur suksese. Këto vajza duket se premtojnë shumë edhe në përballjet ndërkombëtare të Kampionit Evropian.