Kastrati: Kamenica hap dyert për investitorët potencial
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur në takim një grup studentësh të Universitetit “Hagga- Helio University of Aplied Sciences” nga Finlanda.
Grupi i studentëve i udhëhequr nga prof. dr. Evariste Habiyakare në bashkëpunim me bashkëatdhetarin Getoar Thaçi, u njohën prej së afërmi me mundësitë që i ofron Komuna e Kamenicës për investime.
Kryetari i kësaj Komune, Qendron Kastrati, është shprehur i gatshëm të ndajë çdo informatë të nevojshme me të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në fusha të ndryshme, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të komunës së Kamenicës.
“Si qeverisje po angazhohemi që t’u hapim dyert të gjithë atyre që duan të investojnë në Kamenicë, dhe jam shumë i kënaqur që komuna jonë u pa si atraksion nga këta mysafirë”, theksoi Kastrati, njofton kumtesa komunale.

