Kastrati: Sonte hapen shtëpizat, me pi e me hangër, s’ka ma mirë!

Në Komunën e Kamenicës pritet të hapen zyrtarisht shtëpizat dimërore që ofrojnë pije e ushqim të nxehtë.

Paksa më ndryshe, kreu i kësaj komune, Qëndron Kastrati, e ka bërë paralajmërimin. Në slang.

“Sonte hapen shtëpizat dimërore që ofrojnë pije dhe ushqim të nxehtë. Koha e mirë, atmosfera e mirë, muhabetet e mira, me pi me hangër. S’ka ma mirë”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook, transmeton MediaFokus.