Kastrati: Kurrgjë s’është ‘Popeye’ pas spinaqit çka është Kurti pasi e ha shtalbin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti i cili për një gazetë italiane u shpreh se Kosova është në rrezik për luftë.

Kastrati, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se këto deklarata i frikësojnë investitorët e huaj.

“Rrjedhimisht, për Kurtin nuk është me rëndësi që me deklarata për luftë i tremb investitorët e huaj, e trazon NATO-n e indirekt i bën shërbim skemave ruse në Veri”, ka shkruar Kastrati.

Deputeti i PDK-së ka bërë një krahasim ndërmjet Kurtit dhe Marinarit Popeye.

“Kurgjo sështë Marinari Popeye mas spinaqit cka është Bini pasi ta han shtalbin. Rujuni…”, ka thënë ai.