Katër të arrestuar në aksionin e policisë në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas bastisjeve që u zhvilluan në objektet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe Agjencisë Kadastrale, raporton Sinjali.
Bastisjet u kryen me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u zhvilluan jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Ferizaj dhe Shtime.
Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo të arrestuar në këtë operacion policor.

