Katër të lënduar në aksident në Paravollë të Novobërdës

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Hashani njoftoi se të lënduarit nga ndihma e parë janë transportuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit

“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje”.

“Nga hetuesit e aksidentit  jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv