Katër vëllezër arrestohen për kanosje ndaj personit zyrtar

Katër vëllezër në Gllogoc kanë përfunduar në pranga pasi kishin penguar dhe kanosur zyrtarët policorë, thuhet në njoftimin e policisë.

Kanosje ndaj personit zyrtar: Gllogoc, Prishtinë 02.10.2020-09:00. Me 03.10.2020 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit  i kanë kanosur dhe penguar zyrtarët komunal në kryerje të detyrës zyrtare. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.