14 raste të reja me COVID-19 në Gjilan, pritet rezultati edhe i 67 mostrave

Komuna e Gjilani pas 14 rasteve të reja pozitive me COVID-19, po i pret rezultatet edhe të 67 mostrave, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari Arbër Ismajli, përmes faqes së tij në Facebook, pas takimin me Qendrën Operative Emergjente.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot u mbajt takimi i rradhës i QOE lidhur me situatën aktuale pandemike në komunën tonë. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit u konfirmuan edhe 14 raste të reja me COVID19.

Ndërsa, gjendja aktuale me COVID19 në komunën tonë është si në vijim: gjithsej raste pozitive deri më sot janë 393 sosh. Nga këto raste, të shëruar janë 245 raste, të vdekur kemi 11 persona, dhe raste aktive kemi 137.

Aktualisht, Gjilani është në pritje të rezultateve të 67 mostrave të reja. Ndërkaq, numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID19 në Repartin e Infektivës në Gjilan është me 21 raste. Ju ftojmë që të bëni kujdes, duke i mbajtur rekomandimet e dhëna. Mbani maskën vazhdimisht, dhe krijoni higjienë të vazhdueshme bashkë me distancën sociale.

Ta kurseni vetën tuaj, e sidomos të moshuarit nga ky virus. Vetëm duke i respektuar rekomandimet, mund të jem ata të cilët e luftojmë këtë virus, i cili gjendet në mes nesh.

#bashkeiadalim