Brenda katër muajve, Coronavirusi u mori jetën 164 kosovarëve

Në 24 orët e fundit në Kosovë 6 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave brenda katër muajve në 164, transmeton Mediafokus.info.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se nnumri total i rasteve pozitive është 6.680 nga 33.289 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.

“Fatmirësisht në Kosovë në 24 orët e fundit 109 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/