Katër vetura përfshihen në një aksident në Gjilan

Në një aksident trafiku në Gjilan, ku janë përfshirë katër vetura, një person ka mbetur i lënduar, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Gjilan-Bujanoc fsh. Crep, Gjilan 29.07.2022 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë katër automjete të udhëtarëve, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga drejtuesit e automjeteve, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.