KEDS-i i lë pa ujë qytetarët e Gjilanit
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, qytetarët e Gjilanit do të mbeten edhe pa ujë gjatë ditë së sotme, në pjesën më të madhe të saj.
Hidormorava ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në orën 17:00.
“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS-i, deri në orën 17:00, Fabrikat për përpunimin e ujit në Përlepnicë dhe Velekincë, si dhe Baja do të kenë ndërprerë në procesin e përpunimit dhe furnizimin me ujë për konsumatorët”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

