Tejkalim në vijë të plotë, gjobë dhe konfiskim patente
Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.