KEDS ia shkëputi rrymën KRU, dy komuna mbesin pa ujë

KRU Mitrovica ka njoftuar se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol.

Kjo ka ndodhur për shkak se kompanisë i është shkëputur energjia elektrike për shkak të borxheve të papaguara.

Si rrjedhojë nuk ka furnizim me ujë të pijshëm në Mitrovicë e Skenderaj, derisa ujësjellësi të paguajë obligimet ndaj KESCO-s, për energjinë elektrike të shpenzuar.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM/APELNdërprerja e furnizmit me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj

Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol.

Me këtë rast u njoftojmë se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.

APELOJMË tek të gjithë konsumatorët që kan borgje ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike.Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!