Kelmendi për koncertin në Gjilan: I afroi artistat e vet me Prishtinën e Tiranën muzikore
Koncerti i organizuar nga Drejtoria e Kulturës në Gjilan, ka tejkaluar përmasat komunale, shkruan Mediafokus.info.
Përpos që është pritur me komente pozitive nga artdashësit, është komentuar edhe nga ikona e rock’ut shqiptar, Migjen Kelmendi.
Në një prononcim për Mediafokus.info, Kelmendi ka thënë se koncerti e afroi Gjilanin me Prishtinën e Tiranën muzikore.
“Koncerti në kohë pandemie”, që e organizoi Komuna e Gjilanit, përmes Dianës, Valdrinit dhe bendit, e afroi Gjilanin dhe artistat e vet me Prishtinën e Tiranën muzikore”, ka thënë Kelmendi, për Mediafokus.info.
Koncerti u transmetua Livestream përmes Komunës në Facebook dhe ka marrë jo pak komente pozitive të artdashësve.
Artistët, Valdrin Halimi e Diana Toska, të përcjell nga bendi fantastik, kanë rikthyer fuqishëm Rock n Roll’in e viteve 80’ta, të rock bendeve, Gjurmët, Minatori, Ilirët, sikurse edhe këngën e Muharrem Qenës ‘Oj Hanë’, Ditë Dimri të Aleksandër Gjokës…Mediafokus.info/

