Foshnjat në QKUK pajisen me mburoja për fytyrë

Fal një donacioni nga organizata gjermane ‘Help Kosovo’, foshnjave të porsalindura në Qendrën Klinike Universitare, po ua vendosin mburojat në fytyrë, shkruan Mediafokus.info.

“Kështu duken më të vegjëlit tanë duke mbajtur të vendosura mburojat e tyre të fytyrës. Javën e kaluar Help dhuroi 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, prodhimi i të cilave u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO”, thuhet në njoftimin e Help Kosovo.

Sipas tyre, në përpunim e sipër janë edhe 300 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti.

“Gjithçka filloi nga një takim i rregullt i stafit të Help kohë më parë”, theksohet në njoftim./Mediafokus.info/