Personi që u vra sot la 8 fëmijë jetimë

Sot rreth orës 7:30 ka ndodhur një vrasje në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër QMI-së.

Një person me inicialet A.S nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve.

Ai la pas vete gruan dhe tetë fëmijë jetimë.

Se si ka ndodhur ngjarja, për Klan Kosova, ka folur Naim Seferi, i cili është vëllau i viktimës.

Seferi tha se ngjarja ndodhi për shkak të transportit.

“Ngjarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye. Ne nuk kemi pasur konflikte të ma hershme. Për një kombi është bërë fjalë. Ai e ka vrarë pas shpinës. Nuk ka pasur konflikte më herët. Vëllau e ka marrë në punë se aty ku ai ka punuar ka qenë paga më e ultë. Por si thonë buka e jote të vret”, ka thënë vëllai i viktimës.

Ndërkaq, ai thotë se i vëllai u qëllua pas shpinës dhe thotë se i ka lënë tetë fëmijë dhe gruan./mediafokus