Për moszbatim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë janë ndaluar 30 persona

Gjatë periudhës kohore 29.04.2020-5.06.2020 në regjionin e Gjilanit kanë ndodhur 27 incidente, janë arrestuar dhe ndalur 30 persona.

Sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur 3 aksidente trafiku me lëndime, një aksident trafiku ka qenë vetëm me dëme materiale, ndërkaq janë shqiptuar 156 gjoba (tiketa), ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 29 prill 2020 deri me 05 maj 2020, janë hapur raste nga ana e policisë në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit. Në të gjithë rajonin e Gjilan tridhjetë (30) persona gjithsejtë janë takuar nga policia duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

Dhunë familjare

Me 01 maj 2020, rreth orës 13: 30, Policia e Kosovës ka pas një informat përmes rrugëve operative, për një rast “Dhunë familjare”, në fshatin Rogoqicë , komuna Kamenicë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se i dyshimti shqiptar shtetas i Kosovës fillimisht ka pas sjellje vandale duke demoluar orenditë shtëpiake e më pastaj edhe ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij. I dyshimti pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore, me vendim të prokurorit të shtetit i dërgohet ne Mbajtje për 48 ore. Rasti procedohet në prokurori.

Armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njësitet Patrulluese nga stacioni policor i Vitisë gjatë patrullimit me 03 maj 2020, rreth 21:25 në fshatin Kabash, komuna Viti, kanë hasur veturën “Golf VI” me tabela vendore e cila ishte e parkuar në skaj të rrugës. Patrulla e policisë pasi që vëren se dera e veturës ishte e hapur, kanë kontrolluar veturën dhe kanë gjetur dokumentet e pronarit/ të dyshuarit M.K.SH. Në gepekun e veturës është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikator me nga tridhjetë (30) copë fishek 7,62 mm. Në ndërkohë është lokalizuar i dyshimti shqiptar shtetas i Kosovës i cili është arrestuar nga policia e Kosovës. Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet. Rasti me procedurë të rregullt në dërgohet PTh./mediafokus.info