Kelmendi për Vjosa Osmanin: Me rëndomësinë e saj, të ban me u ndie keq

Publicisti i njohur kosovar, Migjen Kelmendi, ka kritikuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, duke thënë se karrierën e ka ndërtuar mbi kritikat sipërfaqësore ndaj presidentit Thaçi dhe ndaj liderit të saj, Isa Mustafa, raporton Mediafokus.info.

Madje, Kelmendi thotë se Osmani, me rëndomësinë e saj, të bën të ndjehesh keq.

“Zoja Osmani asht nji politikane e re, e cila identitetin e vet politik e ndërtoi kryesisht mbi kritikat, shpeshherë sipërfaqësore, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të vet, zotit Isa Mustafa. E vlerësoj si politikane të rëndomtë, e cila me rëndomësinë e saj, të ban me u ndie keq”, ka thënë Kelmendi për Scan Televizion, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PDK’së, ka folur në superlative për Isa Mustafën.

“Mendoj se Lidhja Demokratike pati fat me e pasë si lider nji politikan të formatit të zotit Mustafa, që diti me e ruejt partinë, me i prie nëpër ato thyemje të mëdha nëpër të cilat kaloi partia mbas lufte, dhe me qenë sot partia e dyte në Kosovë. Dhe, çkado që lidhet me Lidhjen Demokratike, nuk mund të imagjinohet pa rolin dhe figurën e zotit Mustafa”, ka thënë Kelmendi./Mediafokus.info/