Vitia: Ministria e Shëndetësisë mori vendim për karantinimin në veri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se numri i të shëruarve për koronavirus po rritet cdo ditë.

Lidhur me karantiniminn e veriut të Kosovës, Vitia ka thënë se janë në komunikim zyrtar me krerët e dy komunave atje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka sqaruar situatën e krijuar në veri pas shpalljes së vendimit për futjen në karantinë të Mitrovicës sëVeriut dhe Zvecanit.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me rekomandim të IKShP-së nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me autoritetet lokale.

“Sipas Ligjit për Parandalimin e sëmundjeve ngjitëse është vetëm Ministria e Shëndetësisë e cila mund të marrë vendime në raport me situata tilla. Natyrisht se MSh-ja ka qenë në koordinim të pltoë me autoritetet lokale në komunat përkatëse dhe në koordinim me to ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me autoritet lokale. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Prapë bëj apel që t’i lëm dallimet politike anash sepse në pyetje është shëndeti i qytetarëve tanë, pavarësisht në cilin vend dhe cilin nacionalitet. Dhe ne si MSh do të japim ndihmën të gjithë qytetarëve të vendit”, tha ai.

Këto komente Vitia i bëri në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashid Qalaj.