Kelmendi: Te partitë ultranacionaliste, si Vetëvendosje, Disfata dhe Vdekja janë njisoj

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, disfata dhe vdekja janë njësoj, transmeton Mediafokus.info.

Këtë reagim Kelmendi e ka bërë pasi përkrahës të LVV’së, në rrjetet sociale, shkruanin publikisht duke ia dëshiruar vdekjen Isa Mustafës, pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Me ja dëshirue dikuj vdekjen… Kjo s’asht asgja tjetër pos impotencë, paaftësi dhe pamundësi që rivalin politik me e mposht – politikisht! Biles, kjo kapërcen politikën, këtu kemi punë me njerëzoren, njerëzillakun…por edhe me ligësinë njerëzore”, ka shkruar Kelmendi, në pofilin e tij në Facebook.

“Me ja dashtë disfaten, mundet me u kuptue, por vdekjen(sic!).  Te partitë ultranacionaliste, si Vetevendosje, Disfata dhe Vdekja janë njisoj semantikisht. Vetevendosje nuk e ka aftësinë me e ba dallimin! Viva la muerte!”, ka shtuar Kelmendi./mediafokus.info/