Këmbësorja vdes në vendin e ngjarjes pas goditjes nga vetura
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Korroticë, ku një këmbësor ka humbur jetën pas goditjes nga një makinë.
Korroticë e Lartë, 15.10.2022-17:10. Në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

