Kënga e Dua Lipës shpallet më e mira e vitit 2021
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vijon të arrijë suksese të mëdha në botën e muzikës.
Kënga e saj “Levitating” është shpallur më e mira e vitit 2021.
Sipas renditjes së Billboard Chart, “Levitating” është përfshirë në kategorinë e “Hot 100 Songs”, ku rrëmbeu vendin e parë.
Lajmin e ka ripostuar vetë Dua në Instagram, duke falënderuar fansat e saj për mbështetjen.
Dua e thekson me krenari prejardhjen e saj shqiptare.

