Kënga ikonike e Sabrianos: Hija e flokut tënd (teksti dhe kënga)

“Hija e flokut tënd”… këndon Sabri Fejzullahu

Të kam pritë në strehë të ftohta,
t’kam përcjellë në mot me shi,
sa t’më vish një mbrëmje vjeshte,
n’grusht ta marr flokun e zi.

Sa herë çelin trëndafilat
te fontana në Prishtinë,
dua t`çelë fytyra jote
dritë që praron n`dashuri.

Bukuri e rrallë, moj,
buzujse moj qershi,
si të të shtrydh,
e mos t’lëndoj,
t’më pikosh një jetë përmbi.

Se kur djeg ai diell i gushtit,
pushton vapa kënd më kënd,
nuk ka pemë që më bën hije,
sikur hija e flokut tënd.

ObserverKult