Këngëtarët Remzije e Nexhat Osmani ndihmojnë familjen Abazi

Dy këngëtarët e njohur të estradës kosovare nga Mushtishti, Remzie dhe Nexhat Osmani e kanë ndihmuar familjen Abazi në Livoç të Gjilanit, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Remzie e Nexhat Osmani i kanë dhuruar kësaj familje një shumë parash të cilat i kishin fituar në një koncert, të mbajtur ditë më parë në Boston.

Njoftimin për këtë bamirësi e kanë publikuar në profilin e tyre vëlla e motër Osmani./MediaFokus/