Këngëtari i njohur bëhet drejtor i KB Trepça

Klubi i Basketbollit, Trepça nga sot do të drejtohet nga këngëtari, Vullnet Sefaja, i cili është shndërruar në afarist, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes faqes zyrtare.

“Kryetari i deritanishëm Shaban Myftari njoftoi për tërheqjen nga posti pas shumë viteve për arsye moshore. Sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi hapin rrugë për angazhimin e energjive të reja në klub”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim që ka bërë KB Trepça në faqen e tyre.

“Klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi do të angazhohen në riorganizimin e Klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça”, thuhet në kumtesë./Mediafokus.info/