Gjilani e ndërpret bashkëpunimin me Ismet Munishin
Gjilani e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi, pas disfatës tronditëse kundër Dukagjinit dhe vetëm gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit.
Nacionale merr vesh nga burimi brenda klubit se Gjilani dhe Munishi janë pajtuar për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes.
“Me pajtim dypalësh, Munishi është larguar”, ka thënë për Gazetën Nacionale burimi nga klubi.
Largimi i 47-vjeçarit vjen pas humbjes tronditëse nga Dukagjini të dielën, e cila pothuajse ia shoi çdo shpresë kuqebardhëve për titull në Superligë.