E pabesueshme çfarë i kishte thënë Kurti Rrahman Jasharajt

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, z.Rrahman Jasharaj, në një intervistë të rrallë për Oxygenin, ka zbuluar pjesë nga takimet e para me Albin Kurtin për kërkesat e sindikalistëve.

“Kur ishte Kurti 1, pa u bë Kurti 1 na priti nja pesë herë, hala nuk e kishte lidhë koalicionin me LDK-në. Dojmë me u taku, se pritej me u bë kryeministër, dojmë me i taku: po more, ban këto, hallet e juaja unë i njoh, do të bëjmë s’do të bëjmë. Bile kaniherë nisëm me u lutë, haj Zot ishalla bohet. E lidhi marrëveshjen me LDK-në, ia çuam një letër, hajdeni…Unë i ngrati si Sindikata ma e madhe ma plak, ia nisa me fjalë të mira, taman qysh e ka tradita këtu, ia nisëm urime, jemi gëzu, po presim nga ti, ishte te Ligji i Pagave”, rrëfen Rrahman Jasharaj këtë pjesë që e transkripton Periskopi.

Tutje Jasharaj rrëfen pjesën më poshtë, që e sjell Periskopi:

“Thash i nderum kryeministër dhe ky që është zëvendëskryeministër, Besnik Bislimi, ka qenë për Financa.

Thash unë i du paret, paret prej Ligjit të Pagave.

Tha pse ti i don?

Thash nuk po i du me i shti në xhep, po i du për arsimtarë.

Thash i nderum kryemministër unë qeshtu ua kam plasë barkun krejt kryeministrave, tanve ngapak iu kam ba grevë.

(Kurti) Tha: Mos m’i përmend më ata, unë jam ndryshe, mos më krahaso mu me ata.

Tani ia nisi, kur uji bëhet avull, avulli do të bëhet ujë sepse unë e di me kënd je ti.

Me kë?

Po i thash Albin a të kujtohet kur vishe në Pejë kur i bëjsha ato protestat, kur vishe në Pejë me vëllain tim Ukshinin.

(Kurti) Ti e di me kënd je.

(Kurti) Ti ke nënshkru marrëveshje me PAN-in.

(Kurti) Derisa ju ta kuptoni se kryeministër këtu është Albin Kurti, këtu e keni derën e mbyllur.

Jasharaj thotë se me kryeministrat e kaluar, të paktën ka mundur të takohet, e Kurti s’po ua jep më këtë mundësi.

“Asnjërin nuk i kam shokë, nuk kam arritë me i bë se ua kam prishë tymin e duhanit. Por me të gjithë jam taku, jam përla por kemi diskutu. Këtij si i the grevë, si protestë”, tha Jasharaj.