Këngëtarja e njohur e shpall veten ‘as femër, as mashkull’

Demi Lovato, këngëtarja 28-vjeçare e shpalli veten si të ‘pa përcaktuar në gjini’. Ajo tha se tani e tutje nuk dëshiron t’i thërrasin më ajo, por ata, raporton “Bazaar”.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, artistja ka rrëfyer se nuk ka pasur mundësi ta bëjë më parë këtë deklaratë për shkak të patriarkalizmit.

“Pas shumë vitesh që kam jetuar jetën time për njerëzit e tjerë, duke u përpjekur që ta ndrydhë veten për shkak të patriarkalizmit, ata janë drejtuesit e industrisë, ata janë qendra e gjithçkaje.

Kur e kuptova këtë gjë, mendova: ‘Në çfarë mënyrash më ka ndryshuar mua patriarkalizmi?’. Dhe për mua, më kishte vendosur brenda një kutie duke më thënë: ‘Ti je femër, kjo është ajo që duhet të pëlqesh, kjo është ajo që duhet të bësh, mos ëndërro shumë dhe mos fol me zë të lartë”,- tha këngëtarja, raportojnë mediat.