Pjepri vret 95 për qind të qelizave të myelomave të shumëfishta

Dr. Anila Kalleshi – dietologe klinike 

Disa përfitime nga pjepri janë vërtetuar shkencërisht dhe ato janë të shumëfishta.

Përmbajtja e pjepërit vret 95 për qind të qelizave të myelomave të shumëfishta – multiplex myeloma në bazë të hulumtimeve.

Cucurbitacin B, një përbërës natyral i gjetur, u zbulua që arrinte të shkatërronte qelizat e shumta të mielomave të njeriut në një tub testues.

Kur iu dha minjve ky përbërës, reduktoi madhësinë e tumoreve të tyre me 55 për qind, krahasuar me minjtë e patrajtuar.

Hulumtuesit e panë për herë të parë se kjo përbërje inaktivizoi një enzimë kyçe të quajtur “Aurora A”, pa të cilën qelizat e kancerit mbyllen dhe vdesin.

Tek njerëzit, kanceri është indirekt i lidhur me rrezikun e zvogëluar me marrjen përmes ushqimit pjepërin, gjithashtu njerëzit që marrin rreth një pjatë në dite (të grejp frutave, melon, portokall dhe mango) kishin 45 për qind më pak rrezik të kancerit të prostatës agresive në një studim, ndërsa një studim tjetër tregoi se gratë që hanin mbi 40 gramë gjatë përditshmërisë të pjeprit, shalqi, papaja kishin 38 për qind më pak rrezik të kancerit të gjirit.

Pasi që tani jemi në sezonin e pjeprit, gjithashtu është i ulët në kalori, IG e ulët, është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, vitaminës A – beta carotenit, folateve dhe kompleksit të vitaminave B.

Gjithashtu, pjepri është i pasur me kalium, ka dyfishin e fuqisë alkalike të lëngut të pastër të limonit.